Alketa Hasani
Mësimdhënëse e Historisë dhe Gjeografisë · Udhëheqëse e Departamentit të Shkencave Humane
Nuk ka vende të lira për regjistrim në klasën e parë deri në vitin shkollor 2026/27. Ju lutem plotësoni formularin dhe qëndroni në pritje për regjistrimet e vitit 2026/27 dhe 2027/28
Shkolla “Mileniumi i Tretë” zbaton metoda inovative dhe programe ndërkombëtare, duke ofruar një mjedis fleksibël që nxit të mësuarit gjatë gjithë jetës.
e-Mësimi është portë hyrëse për të gjithë nxënësit e shkollës "Mileniumi i Tretë", si për ata nxënës që janë të interesuar në mësimin e kombinuar (blended learning), ashtu edhe për ata që nuk kanë mundësi të jenë prezent në klasë dhe dëshirojnë të mësojnë online (online learning). Klasat ofrohen në kohë të përshtatshme për nxënësit kudo që ndodhen, qoftë në ambientin e shkollës apo prej komforit të shtëpive të tyre dhe ofrojnë të njëjtën cilësi të lartë të mësimdhënies sikurse nëpër klasat tona që mbahen në shkollë.
Synojmë arsim cilësor që zhvillon potencialin, mendimin kritik dhe lidershipin e çdo nxënësi.
Shkolla “Mileniumi i Tretë” nisi punën në 2004/05 me 118 nxënës dhe 25 punonjës. Në vitet pasuese u hap restoranti, fusha e sportit dhe u zgjerua objekti. Në 2009/10 u shtua gjimnazi, i cili në 2017/18 mori drejtimet Shkenca Natyrore dhe Shoqëror-Gjuhësor. Në qershor 2012, u diplomua gjenerata e parë e maturantëve.
Me poshte mund ti gjeni planet dhe programet mesimore per kalen e pare deri ne klasen e dymbedhjete
01
Klasa I
02
Klasa II
03
Klasa III
04
Klasa IV
05
Klasa V
06
Klasa VI
07
Klasa VII
08
Klasa VIII
09
Klasa IX
10
Klasa X
11
Klasa XI
12
Klasa XII
Njihuni me ekipin tonë të kualifikuar dhe me përvojë, të përkushtuar për suksesin dhe zhvillimin e nxënësve tanë.

Prof. e Historisë dhe Gjeografisë
Profesoreshë e Pedagogjisë; Master i Shkencave Pedagogjike
Profesoreshë e Kulturës Fizike dhe Sporteve
Me urimet më të mira për vit të mbarë e të suksesshëm, sot të gjithë nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” janë rikthyer në shkollë. Sot kemi pritur edhe shumë nxënës të rinj të cilët janë bashkuar me ne. Me lule e përqafime i kanë takuar mësimdhënësit e tyre ndërsa pas takimeve, të gjithë kanë zhvilluar lojëra sportive argëtuese në stacionet e tyre.
Më shumë
Me një ceremoni zyrtare të organizuar, sot kemi pritur nxënësit e regjistruar në klasën e parë, të përcjellur nga prindërit e tyre. Fëmijët me emocione të veçanta kanë takuar mësuesen e cila do t’i udhëzojë drejt rrugës së dijes për pesë vitet e ardhshme. Para fillimit të mësimit ata u argëtuan me programin e Palaço me shokë si dhe dëgjuan me vëmendje fjalimin e drejtoreshës së shkollës znj, Afrore Lila, me këshilla të vlefshme për rrugëtimin e tyre.
Më shumë
Nxënësja e shkollës “Mileniumi i Tretë”, Diella Morina ka treguar sukses të lartë në Olimpiadën e Matematikës në Kosovë OMK 2024 duke fituar vendin e dytë për klasat e shtata.
Më shumë
Pas periudhës së pushimeve verore, kemi rihapur dyert e shkollës për t’i mirëpritur nxënësit tanë. Momenti më i veçantë i ditës së sotme ishte pritja e nxënësve të cilët filluan klasën e parë, të shoqëruar nga prindërit e tyre, i takuan mësueset dhe bashkëmoshatarët e tyre.
Më shumë
Ju lutem na kontaktoni për çdo informatë apo pyetje